May 3, 2024
Maqedoni

Në Kumanovë paraqitet sëmundja e rrezikshme e tuberkulozës, një fëmijë në rrezik jete

Në Klinikën e fëmijëve në Shkup parmbrëmë vonë është sjellur një fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore që aty menjëherë është transferuar nga spitali i Kozles, raporton A1On.
Si rast i rëndë fëmiu është vendosur në pjesën për trajtim intenziv dhe është vendosur në intubim.

Bëhet fjalë për foshnje nëntë muajëshe për të cilën dyshohet se është e sëmurë nga tuberkulozi, transmeton Lideri.mk.

Që të jetë problemi edhe më i madh, burimet e A1On kanë njoftuar se edhe nëna e foshnjes ka qenë e sëmurë nga tuberkulozi.

Poashtu problem paraqet fakti se në Repartin për kujdes intenziv për momentin ka edhe 7 fëmijë tjerë që janë raste të rënda dhe poashtu janë të intubuar.

Prindët e tyre kanë frikë se edhe fëmijët e tyre që edhe ashtu janë të sëmurë, mund të infektohen dhe gjendja e tyre të përkeqësohet edhe më tepër.

Drejtoresha e Klinikës për Fëmijë Stojka Naceva Fushtiq ka konfirmuar se një pacient i tillë është pranuar, por shton se nuk ekziston kurrfarë rreziku për fëmijët tjerë.

“Është pranuar foshnje nëntë muajshe që gjendet në rrezik jete dhe është e saktë se kemi marë konfirmim se nëna ka vuajtut nga tuberkulozi, por për fëmijën nuk ka kurrfarë informacioni dhe nuk është dëshmuar se është e sëmurë nga tuberkulozi.

Nëna dhe foshnja janë nga Kumanova. Foshnja është me shenja të mungesës së ushqimit, respektivisht peshon vetem 3 kilogramë.
Nga Kumanova fillimisht është dërguar në spitalin e Kozles, por meqë nuk kanë mundësi për pranim të pacientëve që kanë nevojë për intubim, është dërguar pastaj në Klinikën e fëmijëve.

Fushtiq siguron se edhe nëse është e infektimuar me tuberkulozë, foshnjet nuk mund të jenë transmetues të këtij virusi.