May 14, 2024
Maqedoni

VMRO kërkon besimin e qytetarëve për të siguruar shumicën prej 61 deputetëve në Kuvend

VMRO-DPMNE kërkon besimin e qytetarëve për të siguruar shumicën prej 61 deputetëve në Kuvend. Kreu i partisë, Hristijan Mickoski, thotë se vendi ka nevojë për shpëtim dhe reforma dhe kjo mund të arrihet me 61 deputetë të udhëhequr nga koalicioni VMRO.
Hristijan Mickovski para banorëve të Prilepit nënvizoi se në gjashtë vitet e fundit vendi është gjunjëzuar, ai tha se bashkë me qytetarët do të luftojë për të siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve, me qëllim që me partnerët potencial të ardhshëm siç tha, të mos bisedohet në bazë të ambicieve personale, por të bëhen reformat serioze.

“Fatkeqësisht, shumica e bashkëbiseduesve tanë potencialë të ardhshëm i bazojnë negociatat në ambiciet e tyre personale, por neve na nevojiten reforma serioze dhe transformim serioz i Maqedonisë, pasi në gjashtë vitet e fundit Maqedonia është gjunjëzuar, shkatërruar, grabitur dhe turpëruar. Që ta sigurojmë transofrmimin, nevojitet që VMRO-DPMNE dhe koalicioni të kenë 61 deputetë…..23:30 Secili që mendon se cilido nga këta ekzibicionistë politikë mund të jetë alternativë, në mënyrë direkte i ndihmon Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit, Dimitar Kovaçevskit, Oliver Spasovskit dhe Bojan Mariçit. Duhet të jemi të kujdesshëm, ata duan prej nesh të shkaktojnë reagim që do të ketë pasoja me mbetjen e tyre në pushtet”, tha Hristijan Mickoski.