May 14, 2024
Maqedoni

VMRO-ja kërkon ndihma për Bujar Osmanin, vendos kuti për ndihma para MPJ-së

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë vendosur kuti për donacione para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku me sarkazëm kërkojnë që të mblidhe mjete financiare për ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, përcjell TV21. Ky aksion i të rinjve në VMRO-DPMNE vjen pasi Osmani së fundmi deklaroi se nëse nuk e merr rrogën me rregull, detyrohet që të marrë borxh nga miqtë për të mbijetuar.