September 16, 2024
Maqedoni

VMRO e LSDM përplasen sërish për Bullgarinë

Ndërkohë që Sofja zyrtare bën thirrje që të lihet jashtë fushatës zgjedhore në Maqedoni, dy partitë më të mëdha politike vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetër për afër me politikanë bullgarë të cilët pengojnë përparimin e vendit drejt BE-së. LSDM-ja publikoi fotografi të kreut të opozitës Hristijan Mickoski dhe kandidates për president Gordana Siljanovska me deputetin bullgar Andrej Kovaçev.

“Ky afër tyre është eurodeputet nga Bullgaria fqinje i njohur si mohuesi kryesor i popullit, gjuhës, kulturës, dhe historisë maqedonase. Pyetja është, çfarë kanë të përbashkët Mickoski dhe Kovaçev, çfarë kanë të përbashkët Siljanovska dhe Kovaçev? VMRO-ja bullgare dhe maqedonase punojnë në dëm të shtetit, bëjnë gjithçka për ta penguar perspektivën evropiane të Maqedonisë. Mickoski dhe Siljanovska tjetër gjë flasin dhe tjetër gjë bëjnë pas shpinës së popullit. Njerëzit që flasin diçka tjetër dhe bëjnë diçka tjetër, nuk sjellin asnjë të mirë”, tha Darko Kaevski, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja thotë se Kovaçev ka mbështetur LSDM-në dhe kandidatin e tyre Stevo Pendarovskin dhe se fotografitë janë të vjetra.

“Përpiqen të përhapin lajme të rreme me fotografi të vjetra. Populli e mban mend se LSD dhe Pendarovski ishin promotorët kryesorë të politikave negative bullgare. Së pari, Stevo Pendarovski ishte ai që me krenari tha se ka marrë mbështetje politike nga Andrej Kovaçev. Së dyti, Stevo Pendarovski ishte ai që përfaqësonte idetë e Kovaçevit se Goce Dellçev është bullgar dhe pas kësaj deklarate të paturpshme të Pendarovskit, shoku i tij Kovaçev e lavdëroi dhe e përdori si argument në Bruksel dhe Sofje”, tha VMRO-DPMNE.

Në prag të fushatës zgjedhore, akuzat se cili është penguesi më i madh i rrugës drejt BE-së janë shpeshtuar.