Maqedoni

VMRO-DPMNE: Spasovski dhe Kovaçevski e kthyen shtetin në kartel meksikan

Spasovski dhe Kovaçevski e kanë kthyer shtetin në kartel meksikan, kriminelët lirshëm i lajnë hesapet me policinë dhe askush nuk mban përgjegjësi, thuhet në deklaratën partiake të opozitës VMRO-DPMNE.

”Spasovski dhe Kovaçevski e degraduan MPB-në. Arratisja e të burgosurit të dënuar me burgim të gjatë për vrasje, i cili plagosi një polic dhe Spasovski ende nuk e ka gjetur, është dëshmi se MPB-së i është prerë koka. MPB-ja me Spasovskin është poshtëruar aq shumë saqë arratisja ka ndodhur në mes të Shkupit, ku ka një numër të madh të policëve, stacioneve dhe operativëve. Pas vjedhjes së armëve nga një depo policie për të cilën nuk dihet autori, pas vjedhjeve të disa tonëve marijuanë të pashpjegueshme, pas raportimeve për bomba që nuk mund të lokalizohen dhe tashmë arratisja e të burgosurve të dënuar për vrasje, ka një dyshimi se me Spasovskin dhe Kovaçevskin në krye të MPB-së qëllimisht mbron krimin. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër të arsyeshëm për krimin e egër dhe që nuk sanksionohet, veçse është nën patronazhin e Ministrisë së Brendshme. Nëse zëvendësministri Bushi është i zënë duke fjetur në hotele ku një natë kushton 20 mijë euro, atëherë çfarë po bën Spasovski që nuk mund të veprojë?” – thone nga VMRO-DPMNE-ja.

Spasovski dhe Kovaçevski çdo ditë e dëmtojnë reputacionin e shtetit dhe siguria po gërryhet dita-ditës. Prandaj duhen ndryshime dhe një Qeveri e re e VMRO-DPMNE-së, e cila do të kthejë besimin e qytetarëve se MPB-ja është për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre në vend, shtuan nga partia opozitare.