VMRO-DPMNE: Ofrojmë presidentin i cili do të jetë lider i kombit!
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE
“President i popullit mbrojtës i sovranitetit, Kushtetutës dhe ligjeve” titullohet njëra nga dy panel-diskutimet partiake të VMRO-DPMNE-së, para nisjes së konventës për zgjedhjen e kandidatit presidencial.
VMRO-DPMNE tha se në konventën e sotme do të ofrohet shpresa dhe presidenti i cili do të jetë lider i kombit.
“President që do të kujdeset për pakicat kombëtare maqedonase. President që do të kujdeset për përhapjen e ndikimit dhe njohurive për gjuhën maqedone. President që do t`i promovojë kompanitë maqedonase. Na mungon presidenti aktiv. President që nuk flet vetëm për problemet, por që ndihmon dhe ofron zgjidhje” – tha Timço Mucunski, nëkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Në Konventë u promovua kandidatura e Gordana Siljanovska Davkovës. Profesorja e Fakultetit Juridik në USHKM dhe anëtarja e Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ishte e vetmja që u paraqit në thirrjen partiake për kondidaturën presidenciale. /tvklan.mk/