Maqedoni

VMRO-DPMNE: Kovaçevski është i përfshirë drejtpërdrejt në krimin e BDI-së

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po hesht për krimin e partnerit të tij të koalicionit Ali Ahmeti dhe klanit të Zajazit.

“Kovaçevski po ikën dhe nuk i lejohet të thotë asnjë fjalë se si Shkumbin, Drin dhe Besian Ahmeti, të cilët kanë formuar kompaninë “Helios” dhe kanë njoftuar bankën e tyre se do të ndërtonin një impiant fotovoltaik, si dhe se kanë pasur leje nga institucionet shtetërore dhe se kanë planifikuar partneritet publik privat për centralin fotovoltaik 60 MW në Kërçovë, në vlerë prej 35 milionë euro.

Pa miratimin dhe mbështetjen e Kovaçevskit dhe Ahmetit, askush nuk mund të japë garanci verbale se biznesi i tyre do të realizohet me ndihmën financiare të qeverisë së LSD-së dhe BDI-së.

Pse hesht Kovaçevski? A duhet të ndërtohet impianti fotovoltaik me panele të “Piksel Group”, të formuar prej tij? A është për hir të interesit që Kovaçevski hesht dhe fal krimin e klanit të Zajazit?”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje shtojnë se Kovaçevski është bashkëpunëtor në biznes, sepse edhe ai ka interes për të gjitha këto.