June 16, 2024
BallinaMaqedoni

VMRO – DPMNE-ja dhe VLEN-i, heshtje rreth negociatave për formimin e Qeverisë

Heshtje për negociatat për formimin e Qeverisë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Të dyja palët pa asnjë detaj se ku janë negociatat. Mbetet vetëm se deri të premten është e mundur të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Bilall Kasami, lideri i “Besës” dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, tha se ende po diskutohet për parimet e funksionimit të Qeverisë, jo për resorët dhe zgjidhjet personale. Ai thotë se mbetet kryetar i komunës së Tetovës pa ambicie për post ministror.
“Është pjesë e strategjisë së negociatave, mund të kërkojmë gjysmën e Qeverisë, mund të na ofrohet shumë pak, por në fund do të arrijmë në atë që do të jetë më e përshtatshme për të gjithë partnerët e Qeverisë së ardhshme, por më e rëndësishmja në interes të qytetarëve. Ali Ahmeti e di se si i ka marrë këto mandate që i ka marrë tani. Kjo është arsyeja pse ai është në panik. Thjesht po themi t’u japim mundësinë qytetarëve që të mërkurën të dalin dhe të votojnë.”, – theksoi Bilall Kasami nga koalicioni VLEN.
Ndërkohë këtë javë, socialdemokratët nisin mbledhjet e brendshme partiake për përgatitjen e kongresit zgjedhor, pasi humbën në zgjedhjet parlamentare dhe fituan 18 mandate në parlamentin e ri.