Maqedoni

VMRO-DPMNE: Çmimet po rriten në mënyrë artificiale, Qeveria t’i parandalojë

VMRO-ja i ka fruar sot qeveritarët e LSDM-së dhe të BDI-së që të veprojnë menjëherë për ta parandaluar rritjen artificiale të çmimeve. Shteti e ka detyrimin të parandalojë një rritje të tillë çmimesh. “Dhe, nëse duan, nëse munden dhe nëse dinë, mund dhe duhet ta bëjnë menjëherë këtë”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Maria Miteva, VMRO

“Vetë kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së deri para një kohe e kishte të ashtuquajturën alibi se e gjithë kjo po ndodh për shkak të faktorëve të jashtëm, pra për shkak të rritjes së çmimit të rrymës, gazit, naftës dhe repromaterialeve. Edhe atëherë gënjyen, por sot kur rrethanat ekonomike tregojnë se çmimet po rriten artificialisht, mungon sërish roli i shtetit”

Bytyqi: Tregtarët bëjnë shtypje për çmime më të larta

Nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për të zbatuar vendime që dëmtojnë qytetarët, ka përsëritur qëndrimin e qeverisë për rritjen aktuale dhe të ardhshme të çmimeve, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Prodhuesit nuk qëndrojnë prapa rritjes së çmimeve të produkteve të qumështit, por këtë e bëjnë nën presionin e tregtarëve, tha Bytyqi, duke shtuar se nuk ka logjikë ekonomike, por tek ne nuk mbizotërojnë praktikat e mira tregtare. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për valët e çmimeve, ai theksoi se disa zinxhirë tregtarë sillen në mënyrë të padrejtë dhe joetike, por nuk ka dashur t’i përmendë ato.

“Në këtë pikë nuk do të doja të them emra, sapo t’i marrim do të thuhen”. Nuk mund të hesht ndaj praktikave të padrejta tregtare dhe veçanërisht ndaj praktikave që dëmtojnë bashkëqytetarët e mi dhe veten time. Sa të jem në këtë pozicion nuk do të mbetem memec”, është e vendosur tha Bytyqi.
Sa i përket rritjes së çmimit të bukës, ai përkujtoi se përpunuesit tashmë kanë thënë se nuk ka kushte për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sepse të gjithë parametrat tregojnë se ka rënie të lëndëve të para të produkteve ushqimore.