Maqedoni

VMRO-DPMNE akuzon se autoritetet kanë marrë pajisje për përgjime masive

Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, kanë ngritur alarmin në vend, pasi sipas tyre, autoritetet kanë marrë pajisje për përgjime masive. Deputeti nga rradhët e kësaj partia Brane Petrushevski, thotë se drejtori i Agjecisë Operative Teknike ka bërë blerje të paligjshme pajisjesh për përgjime masive. Sipas Petrushevskit, i vetmi që qëndron pas është Dimitar Kovaçevski, siç tha ai, pa pëlqimin e të cilit nuk do të mund të prokurohej.

BRANE PETRUSHEVSKI,DEPUTET I VMRO-DPMNE

“Unë dhe anëtarët e tjerë të komisionit parlamentar për monitorimin e shërbimeve të sigurisë, të cilët perceptuam momente të diskutueshme për ne, të vetëdijshëm për detyrimin ndaj sekretit shtetëror që na detyron pa paraqitur detaje për publikun, e kemi informuar Prokurorin Publike. Duhet të theksoj se njoftimi ka qenë me pëlqimin e të gjithë deputetëve, si nga opozita ashtu edhe nga pozita. Prokuroria Publike ka heshtur prej ditësh. Dhe nuk ka asnjë reagim. Kjo është arsyeja pse ne do të dalim përsëri për të dhënë alarmin.

Petrushevski, gjithashtu tha se janë blerë pajisje për përgjime masive me prokurim të kryer në mënyrë të paligjshme, pa lejen e nevojshme nga Ministria e Brendshme dhe pa respektuar Rregulloren e Agjencisë.

BRANE PETRUSHEVSKI,DEPUTET I VMRO-DPMNE

“Blerja e pajisjeve është bërë me qëllim përgjimi para zgjedhjeve dhe a është qëllimi për të kryer vepra të tjera penale me të njëjtin autoritet? Ftojmë drejtorin të përgjigjet, a ka marrë pajisje për përgjime masive pa lejen e nevojshme nga Ministria e Brendshme? A qëndron personalisht Dimitar Kovaçevski pas prokurimit të pajisjeve në mënyrë të paligjshme? Prokuroria Publike nuk duhet të presë dhe të hapë një hetim”.

Deputeti i opozitares drejtoi disa pyetje zyrtarëve shtetërore. Ai pyeti a është blerë kjo pajisje për përgjim masiv të qytetarëve maqedonas?, dhe se a mund të përgjojnë fjalë për fjalë të gjithë 2 milionë qytetarët e Republikës së Maqedonisë me pajisjet e marra? Ndërkaq, në lidhje me këtë situatë, nga kjo parti vlersojnë se shteti po përballet me rrezikun e një skandali të madh dhe të paprecedentë.