VMRO: BDI kërkon të destabilizojë vendin që të mos mbajnë përgjegjësi për krimin që kanë bërë
BDI nuk mund të pajtohet me faktin se nuk janë më në pushtet dhe se të afërmit e tyre nuk mund të drejtojnë më biznese miliona dollarëshe në kurrizin e shtetit, akuzojnë sot nga VMRO.
Teksa, theksojnë nga atje, populli po ia dilte mbanë, djali i Musa Xhaferit tregtonte rrymën dhe MEPSO i shlyente atij dhe disa kompanive të tjera një borxh prej 14 milionë eurosh.
Nga atje shtojnë se derisa njerëzit po shpërnguleshin, nipërit e Ali Ahmetit morën Soravinë, hynë në biznesin e rrymës dhe minierave.
“Ndërsa njerëzit pyesnin si të mbijetonin nga i pari tek i pari, Artan Grubi rregulloi nënkontraktorët në rrugë. BDI nuk ka punuar për shqiptarët, as për maqedonasit, BDI ka punuar për një klikë të ngushtë që me sa duket ka rrëmbyer partinë e tyre. BDI-të tani e dinë se duhet të përgjigjen për gjithçka që kanë bërë, prandaj edhe frika është e madhe. Përpjekjet për destabilizimin janë thirrjet e fundit për shpëtimin e një bande kriminale dhe mbrojtjen e milionave të fituara kriminalisht. VMROnuk do të lejojë që shteti dhe populli të vuajnë. Përgjegjësi do të ketë”, thonë nga atje.