Vlora Çitaku ka nevojë për ndihmë, nuk mund ta kuptojë shkrimin e Albin Kurtit?!
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të postuar në rrjetin social “X”, ku ka thënë se nuk do të ketë masa ndëshkuese gjatë tranzicionit për ndalimin e dinarit.
Lidhur me këtë deklaratë, Çitaku ka thënë se Kurti është tërhequr nga zbatimi i disa masave.
Ajo ka pyetur Kurti se çfarë saktësisht ka thënë me këtë deklaratë.
“A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër?” – ka pyetur ajo.
Postimi i plotë:
Në twitter, me një gjuhë të paqartë, duket se Kryeministri qenka tërhequr nga zbatimi i disa masave, dhe kërkon edhe nga institucionet tjera që të veprojnë njejtë. Po flet për disa informata gjithëpërfshirëse që do të bëhen të ditura ditëve në vijim.
Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam.
A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër?
Sinqerisht nuk të kuptova