VLEN: Universiteti i Tetovës ta largoj Grubin, sa më larg studentëve
Reagimi i radhës nga VLEN në adresë të Artan Grubit që u shpall non grata nga SHBA.
VLEN kërkon që UT ta pezulloj nga puna. Ja komunikata e plotë:
Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, tani i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i përfshirë në korrupsion për ta shpëtuar Sasho Mijallkovin, nuk ka vend në mesin e studentëve!
Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Ata kanë të drejtë të edukohen dhe të formohen nga figura që janë shembuj të ndershmërisë, profesionalizmit dhe integritetit. Bedeli i Ali Ahmetit, Artan Grubi nuk mund të jetë një udhërrëfyes për të rinjtë e këtij vendi.
I sapo shpalluri nga DASH si person korruptiv, hija e Ahmetit, Artan Grubi, së fundmi ka bërë lëvizje të ngadalshme për t’u katapultuar në Universitetin e Tetovës.
Kjo gjë nuk duhet të ndodhë, prandaj UT duhet ta kujtojë gjenezën e saj si Universitet i ndërtuar me sakrificën e këtij populli që të mos lejojë të ligjërojë një shërbyes të Sasho Mijallkovit.
Personazhi i fundit në listën e zezë, Artan Grubi, nuk mund të amnistohet me një status në Facebook ku thotë se tërhiqet nga jeta publike.
Pyesim publikisht Artan Grubin, a do të tërhiqesh nga Universiteti i Tetovës sepse je shembull i zi për studentët?. Të rinjtë që janë e ardhmja e shoqërisë, nuk mund të marrin shembull nga një person i korruptuar që ka ndërhyrë edhe në procese gjyqësore.
Universiteti i Tetovës të mbajë larg Artan Grubin të mbrojnë studentët nga ky person i futur në listë të zezë. I korruptuar, që ka keqpërdorur pozitën e tij nga shërbyes publik është shndërruar në shërbyes të Mijallkovit.
Kujtojmë që, VLEN është më shumë se një koalicion politik, është zgjimi i kombit! Ne kemi thënë qartë dhe zëshëm: shqiptarët mund të jenë të qetë, sepse nuk do të lejojmë që disa zhvatës e kriminelë ordinierë të shkatërrojnë të ardhmen e një populli të tërë, e sidomos të ardhmen e rinisë.
VLEN lufton fuqishëm korrupsionin dhe mashtruesit!”, thuhet në komunikatë.(INA)