Ministri shqiptar ia vonon rrogën presidentit të Maqedonisë

Maqedoni

Besimi më i fortë se presidenti! Nëse s’ka rritje te financat, s’do ketë askund!

Meqenëse nuk u paguan pagat me rritje në Ministrinë e Financave, me rritje nuk morën paga të janarit as në Presidencë. Nga Kabineti i kreut të shtetit Stevo Pendarovski thonë se arsyetimi që kanë marrë nga Ministria e Financave është se në Buxhetin e 2023 nuk ka fonde shtesë për pagesën e pagave për punonjësit e Presidentit dhe rritjen e konsiderojmë si të pabazë. Nga Zyra e Presidentit kumtojnë se në përputhje me Marrëveshjen kolektive të nënshkruar me Sindikatat e punonjësve, u parashikua rritje pagash prej 5% vetëm për nëpunësit administrativ që janë të punësuar në zyrën e Presidentit. Kjo rritje nuk vlen për Presidentin, të emëruarit dhe këshilltarët e posaçëm në kabinet. Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se fondet për buxhetin e vitit 2023 janë siguruar me kursime vetanake në buxhetin e institucionit të tyre dhe për këtë nuk janë kërkuar fonde shtesë nga Ministria e Financave. Kërkesa për mjete financiare për paga për muajin janar 2023, të cilën Zyra e Presidentit e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, thonë se është bërë në përputhje me ligjin, në kuadër të parave të miratuara në Buxhetin e vitit 2023. /Adnan Qaili

Related posts

Sistem unik angiografik në Maqedoni dhe rajon promovohet në Institutin e Radiologjisë

Lideri2 MK

Doganat e Maqedonisë sekuestrojnë 11.800 dollarë në vendkalimin kufitar në Bogorodicë

Lideri MK

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lideri2 MK