BallinaMaqedoni

VLEN pyet BDI-në: Ku përfunduan 14 milionë euro, a përfituan njerëz tuaj dhe të LSDM-së?

Deputetja Saranda Imeri nga VLEN, pyet BDI-në se ku përfunduan 14 milione euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin, siç thote ajo, njerëzit e afërt të kreut të BDI-së dhe LSDM-së. Ajo pyeti publikisht, se a është e gatshme BDI të përballet me përgjegjësinë të cilët siç shton kanë punuar vetëm për interes të individëve të kreut të saj.

“Ku përfunduan 14 milionë euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin njerëzit e afërt të kreut të BDI-së dhe LSDM-së. Ku përfunduan 400 mijë euro të ndara në mënyrë të paligjshme si sponzorizime të ndryshme për studiot e fitnesit dhe klubet sportive nga MEPSO pa transparencë. Ku përfunduan paratë e koncensioneve për dhjetëra e dhjetëra koncesione për centrale fotovoltaike dhe hidrocentrale që iu ndanë fëmijëve të afërmve të të njëjtëve zyrtarë të Qeverisë së mëparshme”, tha Saranda Imeri – deputete, koalicioni VLEN.

Press konferenca e plotë:

Të nderuara media,
BDI është parti politike që ka tradhtuar shqiptarët.
BDI është parti politike që i harroi shqiptarët, dhe interesohej vetëm për pasurinë e disa njerëzve nga kreu i partisë.

Sot duam të parashtrojmë publikisht pyetjen nëse BDI është e gatshme të përballet me përgjegjësinë për atë që ka punuar vetëm për interes personal të individëve nga kreu i saj.

A është BDI e gatshme që përfundimisht t’i shpjegojë opinionit për dhjetëra e dhjetëra afera dhe skandale që kanë ndodhur në vitet e kaluara.

Ku përfunduan 14 milionë euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin fëmijë dhe të afërm të njerëzve nga kreu BDI-së dhe LSDM-së?

Ku përfunduan afro 400 mijë eurot e ndara në mënyrë të paligjshme si sponsorizime për studiot e ndryshme të fitnesit dhe klubet sportive nga MEPSO, pa asnjë kriter dhe transparencë?

Ku përfunduan paratë e koncesioneve të ndara për dhjetëra e dhjetëra koncesione për centrale fotovoltaike dhe hidrocentrale që ju ndanë fëmijëve dhe të afërmve të të njëjtëve zyrtarë të qeverisë së mëparshme?
Ku kanë përfunduar paratë e furnizimeve kriminale për mazut në katër sy për nevojat e TEC Negotinë, të kryera me kompani të dyshimta në të kaluarën?

A do t’ua shpjegojë BDI votuesve të saj, por edhe të gjithë votuesve shqiptarë se ku kanë përfunduar paratë e marra nga njerëzit tanë në qindra vendet e bixhozit që i hapën gjatë mandateve të tyre?
A do të tregojë BDI se për interesat dhe llogarinë e kujt punonte kompania Eurovia, e cila fitonte të gjithë tenderët në disa ministri të udhëhequra nga kuadro të BDI-së?

Të nderuar,
Me qëllimet më të mira, u dërgojmë një mesazh BDI-së që të angazhohen për pastrimin e oborrit të vet. Qytetarët kërkojnë përgjigje për të gjitha krimet e ndodhura në vitet e fundit.

Votuesit dërguan porosi të qartë. Ata nuk duan të shohin dhe të dëgjojnë nga njerëz që dëshmuan se i intereson vetëm pasurimi i tyre.

Është mirë që BDI më në fund pranoi se është opozitë.

Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që qytetarët të jenë të kënaqur dhe të dinë se pushteti po punon për interesin e tyre.