VLEN: Modernizim, siguri dhe jetë më e mire, me ne, komunat tona po lulëzojnë!
Koalicioni VLEN po ndryshon faqen e komunave tona! Me projekte të mëdha, vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur, po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar. Ky është vetëm fillimi i një të ardhmeje më të ndritur. Kështu thuhet në komunikatën e VLEN-it, ku mes tjerash numërohen sukseset në koimunat të cilat drejtohen nga kuadrot e këtij koalicioni.
“Komuna e Gostivarit po bëhet pjesë e një vizioni më të gjerë për një jetë moderne dhe cilësore. Një nga projektet kryesore është ndarja e mbi 161 milionë denarëve për vitin 2025, të destinuara për rikonstruksionin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë, funksionalitetit dhe cilësisë së jetës në komunë, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi urban të denjë për qytetarët.
Përveç investimeve në rrugë, vëmendje e madhe do t’i kushtohet ruajtjes së mjedisit dhe përmirësimit të infrastrukturës bazë. Komunës së Gostivarit do t’i sigurohen mjete për selektimin dhe transportimin e mbetjeve, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm. Po ashtu, projektet për ndërtimin e kolektorëve fekalë, kanalizimeve, rezervuarëve të ujit dhe linjave të reja të furnizimit me ujë janë dëshmi e përkushtimit tonë për menaxhimin efikas të resurseve jetike.
Por kjo nuk është e tëra. Në Tetovë, totali i investimeve që planifikohen arrin në 332 milionë denarë, dhe përfshin këto projekte si rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Poroj – 25 milionë denarë (financuar nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor). Vendosja e gardhit mbrojtës në lumin Shkumbin (në pjesën e papërfunduar) – 9 milionë denarë (nga buxheti i Ministrisë). Rikonstruktimi i tubacionit kryesor të ujësjellësit për furnizimin me ujë nga Kodra e Diellit në Tetovë – 65.5 milionë denarë nga totali prej 140.7 milionë denarë (nga fondet e huas së Bankës Evropiane për Investime). Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit për lagjen “Vonvardarska” – 15 milionë denarë (nga fondet për dotacione kapitale të Ministrisë), si dhe shumë projekte tjera me rëndësi jetike për qytetarët.
Këto investime janë pjesë e një strategjie të koalicionit VLEN, ku infrastruktura dhe mjedisi i pastër shihen si shtyllat kryesore për zhvillimin afatgjatë të komunave.
Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është vetëm një prioritet i ditës së sotme, por një angazhim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.