Maqedoni

VLEN: Mbi 76 milion euro për kazino në mandatin e Grubit

Nga opozita shqiptare “VLEN” thonë se edhe përkundër kërcënimit për padi që u është bërë nga Lotaria Shtetërore e RMV-së për siç thonë ngritjen e çështjes së furnizimeve publike për aparate të kazinove dhe karrigeve për kazino, furnizime këto të cilat sipas opozitës “VLEN” janë ende aktive edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore, thonë se nuk do të ndalen që të shpalosin krimit që siç thonë kanë bërë BDI dhe Artan Grubi. Nga opozita “VLEN” shtojnë se vetëm për mandatin 4 vjeçar të Artan Grubit si zëvendës kryeministër i parë, mbi 76 milionë euro para të qytetarëve, kanë përfunduar në biznesin e kazinove.

“…Shihet procedura e blerjes së 2100 aparateve të kazinove dhe 2000 karrigeve për kazino, ku sipas përllogaritjes së çmimeve nga tenderët e njëjtë në të kaluarën, shuma e këtij furnizimi do të arrijë mbi 23 milionë euro. Ky tender është i hapur nga NOVO VLT, ku pronar kryesor është Lotaria Shtetërore e RMV. Para jush ekskluzivisht po i shpalosim anëtarët e bordit të NOVO VLT, ku të gjithë janë njerëzit më të afërt të kazinomenit Artan Grubi. Artin Spahiu, kryetari i degës së BDI-së në Dibër dhe anëtar i kryesisë qendrorë të BDI-së, mik i afërt i Artan Grubit. Omer Bunjaku, këshilltari në kabinetin e Artan Grubit dhe shok i afërt i tij”, tha Fahri Hiseni, anëtar i Koalicionit VLEN.