Maqedoni

VLEN: Ilire Dauti paska guxuar shqiptarët t’i shumëzojë me zero! E paska kapur paniku!

Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media i ka reaguar deputetes opozitare të “Frontit Evropian”, Ilire Dauti, e cila më herët ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, se nga 11 u.d drejtorët e emëruar në klinikat e Shkupit, asnjë nuk është shqiptar.

Më poshte mund ta lexoni te plotë reagimin.

Ilire Dauti paska guxuar shqiptarët ti shumëzon me zero – E paska kapur paniku!

Sa u përket akuzave nga frontmenia e Ziadin Selës dhe megafonia e Artan Grubit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë akuza të pabaza. Por, mendojmë se Ilire Dauti në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e koalicionit me BDI-në edhe pse kjo parti u ka kushtuar shumë shqiptarëve 22 vite, prandaj po reagojmë. Ajo tani plotësisht mbështet përpjekjet e tyre të pashpresa që t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes veti, a do mbeten në opozitë, apo të “luten” te zyra “161” në Kuvend ose te Mickoski; dhe si të ndalojnë braktisjen e atyre që u kishin besuar me 8 maj!? Kuptohet, në zor janë në opozitë, por ç’fajë ju ka Taravari?!

Sa për informatë të Ilires dhe të llojit të saj, drejtorët e emëruar këto ditë nëpër Klinikat e Shkupit, janë pozita të cilat i kanë udhëhequr maqedonasit edhe në qeverinë e kaluar BDI-LSDM. Drejtorët e deritanishëm maqedonas të emëruar nga LSDM janë dorëhequr dhe të njejtit janë zëvendësuar me kuadro nga VMRO-DPMNE.

Pozitat që kanë qenë edhe në qeverinë e kaluar të rezervuara për shqiptarët mbetën të njejta, dhe shtohen edhe te tjera e të cilëve Taravari po i zgjedh me kujdes, kuadro të dëshmuara, me të cilët opinioni do të njihet ditëve të ardhshme.

Ndërkohë, disa prej tyre tashmë janë emëruar: Bekim Pocesta në Klinikën për Kardiollogji dhe Fatmir Mexhiti në Neurologji.

VLEN do të ketë këto drejtori:

Klinika Universitare e Kardiologjisë – Shkup

Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup

Klinika auniversitare e Urologjisë – Shkup

Klinika Universitare e Neurologjisë – Shkup

Klinika për Gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” – Shkup

Spitali i specializuar apo klinika për geriatri “13 Nëntori” – Shkup

Spitali Psikiatrik – Shkup

Institucioni publik për nevojat dhe shërbimet e klinikave universitare, Entin dhe Qendrën Emergjente – Shkup

Qendra e Shëndetit Publik – Shkup

Qendra e Shëndetit Publik – Kumanovë

Drejtoria për ilaçeve dhe pajisje mjekësore – MALMED

Spitali Klinik i Tetovës

Spitali i specializuar i nefrologjisë në Strugë

Spitali i përgjithshëm – Dibër

Spitali “Ferid Murad” në Gostivar

Instituti për Transfuzion – Shkup

Instituti për mjekësinë e punës në Shkup

Shtëpia e Shëndetit Publik – Qendrore Shkup

Shtëpia e Shëndetit Publik – Tetovë

Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë

Shtëpia e Shëndetit – Kërçovë

Shtëpia e Shëndetit – Gostivar

Shtëpia e shëndetit – Strugë

Shtëpia e Shëndetit – Likovë

ME RESPEKT,

SHËRBIMI PËR INFORMIM I ASH-SË