BallinaMaqedoni

VLEN ia kthen “borxhin” Albinit, Azizi prezent në tubimin e VV në Kaçanik (Video)

Fushata elektorale në Kosovë, si gjithmonë, ka ngjallur interes edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Interes po shfaqin edhe politikanët. Adnan Azizi deputet i koalicionit VLEN nga Lëvizja BESA, ka qëndruar sot në Kaçanik për të marrë pjesë në fushatën që po zhvillon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke ia kthyer “borxhin” për përkrahjen që VV i dha VLEN-it në zgjedhjet në Maqedoni, transmeton Lideri.mk.

“Kaçaniku i ra pikës. Me Albin Kurtin 500k”, ka shkruar Azizi.
Kurti ka mbështetur hapur koalicionin VLEN në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit parlamentare./Lideri.mk

Video në Link: https://www.facebook.com/share/v/1KRRtB5Nin/?mibextid=wwXIfr