June 16, 2024
BallinaMaqedoni

VLEN-i shkon në 14 deputetë, Fronti Evropian bie në 18

Edhe pas rivotimit në disa vendvotime në Zonën 5, Fronti Europian ka fituar, duke ruajtur mandatin e deputetit të 4-të në këtë zonë, që është Ismail Jaoski.

Ndërkohë, Fatmire Isaku nga Fronti Evropian në Zonën 6 zgjedhore e ka humbur mandatin e deputetes pas rivotimit të sotëm në Llërcë të Zhelinës .

Koalicioni VLEN ka arritur të sigurojë mandatin e tetë në Zonën numër gjashtë, duke e barazuar numrin e deputetëve me Frontin Evropian, në këtë Njësi zgjedhore.

Pas rivotimit të sotëm, LSDM mbetet me 18 deputetë, Fronti Europian nga 19 bie në 18, ndërsa VLEN-i nga 13 shkon në 14 deputetë.