VLEN-i prezantoi programin ekonomik para bizneseve shqiptare
Sot VLEN sëbashku me bizneset shqiptare , pjesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ka biseduar rreth programit ekonomik të koalicionit VLEN për 4 vitet e mandatit tonë.
VLEN prezantoi para tyre tri reforma kryesora që synojmë t’i sjellim si risi, në dobi të qytetarëve dhe të bizneseve:
“- NDËRMARRJET SHTETËRORE NË DORË TË QYTETARËVE – synojmë që qytetarët të marrin 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike.
– KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE – synojmë që brenda mandatit të krijojmë kushtet për themelimin e bankave me kapital dominues shqiptar, me fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend.
– FORCIMI I ZONAVE TË LIRA EKONOMIKE SHQIPTARE – synojmë që zonat e lira ekonomike në komunat shqiptare të kenë zhvillim të njëjtë sikurse ato në komunat maqedonase.”
Ndryshe nga VLEN sigurojnë se bizneset shqiptare te Qeveria e VLEN-it do të gjejnë partner të besueshëm e të përkushtuar.