VLEN: Hajnat e Qeverisë së kaluar kanë vjedhur edhe në Bibliotekën dhe Teatrin e Tetovës!
Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me aktakuzën për shpërdorimet gjatë ndërtimit të Teatrit të Tetovës. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dje ngriti akuzë ndaj një personi dhe propozim aktakuzë ndaj katër personave të tjerë për keqpërdorime gjatë procedurës së ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Dëmi që i kanë shkaktuar të akuzuarit buxhetit, kap shifrën e mbi 13 milion eurove.
“Edhe kësaj radhe nuk u befasuam por u zhgënjyem kur zbuluam që pushteti kaluar dëshmuan se janë hajna të paskrupull që kanë vjedhur edhe në bibliotekë e teatër. Këtë gjë e bëjnë vetëm ata që nuk ia dinë vlerën as librit, e aq më pak teatrit, se jeni të palexueshëm dhe udhëheqësit e shtëpive kulturore i keni mbajtur drejtor për t’u kënduar këngë e valle, ka qenë e ditur edhe më parë, por që në këto fusha keni vjedhur, kjo është e pritshme, por e pahijshme”, u tha mes tjerash në konferencën për shtyp të VLEN.