BallinaMaqedoni

VLEN: Hajdutëria sinonim i BDI-së – Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare, fajtor për eksodin e të rinjve shqiptarë

“Në seancën e djeshme të qeverisë në të cilën në rend dite ishte ribalanci i buxhetit, ku mes tjerash u siguruan 100
milionë euro për komunat dhe rritja e pensioneve për 2.500 denarë menjëherë dhe 2.500 tjera vitin e
ardhshëm, koalicioni VLEN dëshmon përkushtimin për qytetarët”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VLEN.

“Për hirë të transparencës të cilin e kemi premtuar koalicionio VLEN ka konstatuar se qeverisja e kaluar
në krye me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e
ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale.

BDI e ka vjedhur buxhetin e shtetit pamëshirshëm. Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare i ka lënë qytetarët,
veçanarisht vendbanimet shqiptare pa një kokërr shprese, ku kemi eksod të të rinjve shqiptarë.

Kjo parti, përveç se ka qenë e njohur për hajdutri, ka dëshmuar mungesë të plotë transparence dhe
përgjegjësie, duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet më tej në komunikatë.

“- Buxhet në gjendje alarmante: Gjatë kohës që BDI ka qenë në qeveri, buxheti është menaxhuar
në mënyrë katastrofike, duke lënë vendin në një situatë financiare shumë të vështirë.

– Nepotizëm i hapur: Emërimet të cilat ajo i ka bërë gjatë qeverisjes së tyre kanë qenë maja e
ajsbergut të një kulture të nepotizmit, ku pozitat kyçe kanë qenë të mbushura me individë që
punën e parë e kanë pasur drejtor, ndërsa si parim e kanë pasur shqiptarë i mirë është vetëm
shqiptari i afërt dhe besnikë i partisë.

– Korrupsion dhe abuzim me pushtetin: BDI ka shfrytëzuar çdo mundësi për të përfituar në
mënyrë të pandershme, duke neglizhuar interesat e qytetarëve dhe duke shkatërruar besimin
në institucionet publike.

Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë këtë sëmundje dhe të nxjerr në sipërfaqe vetëm më të mirët
me qëllim që të kemi qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.

Ne i bëjmë thirrje
qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga çdo zyrtarë.

Koha për NDRYSHIM dhe VEPRIM është tani. Koalicioni VLEN do të vazhdojë të luftojë për të ndërtuar
një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, larg korrupsionit dhe nepotizmit që ka
karakterizuar qeverisjen e BDI-së”, mbyllet komunikata e VLEN-it.