July 4, 2024
BallinaMaqedoni

VLEN: Dimitrievski të mos i kontestojë simbolet e identitetit shqiptar

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Maksim Dimitrievskit nga VLEN, ku mes tjerash tha se nëse përsëritet përdorimi i flamurit shqiptar nëpër kabinetet e tyre do të dalë nga Qeveria.

“Nuk shohim asgjë kontestuese në koordinimin e rregullt të ministrave tanë për të siguruar efikasitet në zbatimin e zotimeve programore. Këtu mund të ftojmë edhe ministrat e ZNAM-it në koordinimin e radhës, që ta shohin vetë se çfarë po themi. Sa i përket flamurit shqiptar, ne kemi vetëm një mesazh, mos kontestoni përdorimin e simboleve të identitetit shqiptar, ashtu siç nuk dëshironi që të sfidohen simbolet e identitetit maqedonas. Në fund të fundit, angazhimet për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë me shqiptarët nuk guxojnë të vlejnë vetëm gjatë fushatave për zgjedhjet lokale”, thuhet në deklaratën e koalicionit VLEN.