Maqedoni

Vjosa Osmani takon shqiptarin nga Maqedonia, ish ushtar i ushtrisë amerikane dhe mik i presidentit Rugova

Ramazan Bekteshi është emër i njohur në mesin e diasporës shqiptare në SHBA. Ky kërçovar që gjatë kohë jeton përtej Atlantikut, ka qenë pjesë e ushtrisë amerikane, por edhe mik i ngushtë i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan Lideri.mk.

Ai është edhe njeri i afërt me familjen Klinton, respektivisht ish presidentin Bill Klinton dhe ish sekretaren e shtetit, Hillary.

Ai kontribues i madh për çështjen shqiptare në SHBA, Bekteshi gëzon respekt të madh edhe në Prishtinë, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Lideri.mk.

Ja postimi i tij i plotë me këtë rast:

Në pritje te Presidentja e Republikës së Kosovës

Sot pata një takim të përzemërtë miqësor njëorësh me presidenten Vjosa Osmani- Sadriu, i shoqëruar nga Rexhep Gjergji, keshilltar i lartë i ministres për punë të jashtme, Donika Gërvalla.

Presidentja na informoi pa përtesë për të gjitha sfidat që ballafaqohet Kosova kohët e fundit dhe përpjekjet për të dal nga kjo situatë.

Ajo me vizionin e saj largpamës për shtetin tonë, me guximin dhe vendosmërinë e saj, po bënë perpjekje për t’i çuar edhe më lartë marrëdhënjet tona me SHBA-të, që jane edhe një shpresë dhe një garancë për shtetin tonë të ri e demokratik që kërcënohet vazhdimisht nga bandat në veri, të dirigjuara nga Vuçiqi. Për situatën e krijuar në veri, ajo tha se do të angazhohet që ta zgjidh me mirëkuptim dhe në bashkëpunim me aleatët, posaçërisht me SHBA-të.

Presidentja jonë, me paraqitjet e saja ndërkombëtare e ka rrit dukshëm prestigjin e Kosovës në botë, ashtu si në kohën e Rugovës, derisa intervistat e dhëna për mediat më prestigjoze kanë lënë mbresa të shkëlqyeshme në opinionin ndërkombëtar.

Thank you, Madam President!