Vjollcë Berisha nuk ndalet, ndan grante nga 10.000 euro për prodhuesit e vegjël
Zëvendës ministrja e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nga Aleanca për Shqiptarët, Vjollcë Berisha vazhdon mbështetjen ndaj prodhuesve të vegjël, shkruan InfoShqip.
Me një shkrim në rrjetin social facebook ajo ka njoftuar se sot i kanë ndarë grantet dhe kontratat prej 10.000 eurosh për prodhuesit bujqësorë të ushqimeve me origjinë shtazore.
Berisha më tej thekson se: Qëllimi i kësaj përkrahjeje është që, përmes mbështetjes financiare, të ndihmohen ekonomitë e vogla bujqësore, fermat e vogla, ta rrisin kapacitetetin e tyre prodhues e bashkë me këtë t’i rrisin edhe të ardhurat e tyre, si dhe t’i ndërtojnë brendet e veta. – shkruan ajo.
Në vazhdim postimi i plotë:
Vazhdon mbështetja ndaj prodhuesve të vegjël.
Sot i ndamë kontratat për grantet prej 10 000 eurosh për prodhuesit bujqësorë të ushqimeve me origjinë shtazore. Përparësia e kësaj mbështetje financiare është parapagimi, që do të thotë se të gjithë përfituesit e grantit, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, në afat prej 10 ditësh, do t’i marrin paratë, me të cilat brenda 45 ditësh duhet t’i blejnë paisjet për të cilat kanë aplikuar.
Qëllimi i kësaj përkrahjeje është që, përmes mbështetjes financiare, të ndihmohen ekonomitë e vogla bujqësore, fermat e vogla, ta rrisin kapacitetetin e tyre prodhues e bashkë me këtë t’i rrisin edhe të ardhurat e tyre, si dhe t’i ndërtojnë brendet e veta.
Prodhuesit e vegjël prore mbeten fokusi i politikave tona. Do t’i mbështesim që të rriten dhe ta rrisin prodhimin, me qëllimin e vetëm që të rinjtë të qëndrojnë në atdhe dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
Kjo është arsyeja numër një e përkushtimit tonë në përkrahjen e ekonomive të vogla, të të rinjve dhe grave.
Procesi i rritjes ka brenda fazën e të qenit i vogël.
Të rritemi së bashku.” përfundon shkrimin e saj Berisha./InfoShqip.com