Maqedoni

Vjollcë Berisha: Aleanca për Shqiptarët është parti serioze dhe fuqi politike

Vjollcë Berisha nga Aleanca për Shqiptarët me lider Ziadin Selën, ka qenë mysafire në “10 minuta” në TV21.

E pyetur se a do të shkojë e vetme ASh-ja në zgjedhje apo në koalicion, Berisha kujtoi se vendimi i fundit i partisë është që të shkojë e vetme në zgjedhje.

Kujton se ASh-ja është parti serioze dhe fuqi politike, që sipas saj, është arsye kryesore për të cilën diskutohet aq shumë në këtë periudhë.