May 19, 2024
Maqedoni

Pendarovski për Iftar në Opajë të Kumanovës (Video)

Presidenti Stevo Pendarovski, sot ka qëndruar për Iftar në familjen Ramadani në Opajë të Kumanovës, transmeton Lideri.mk.

“Sot më nderoi me vizitë në konakun tim në darkën e iftarit,presidenti i vendit, z. Stevo Pendarovski. Me të njihemi që nga vitet kur isha pjesë e shkollës për demokraci sociale 2013/2014, e më pas na ka rastisur të shkojmë në Paris në Forumin e Paqes 2019 dhe 2022, si dhe të takohemi në shumë raste tjera”, ka shkruar mikëpritësi i tij, Ardian Ramadani.

“Falenderoj familjen Ramadani për nderin të jenm pjesë e darkës së iftarit në shtëpinë e tyre familjare.

Këto nuk janë vetëm ditë agjërimi dhe lutje, por edhe ditë kur duhet të tregojmë respekt dhe vëmendje ndaj traditës dhe zakoneve të ndryshme fetare.

Uroj që të gjithë besimtarët e besimit islam ta kalojnë agjërimin e Ramazanit në paqe, qetësi dhe harmoni familjare”, ka shkruar Pendarovski në faqen zyrtare në Facebook.

Video në Link:https://www.facebook.com/share/r/aYeexBbCaZ8hhQDo/?mibextid=WC7FNe