Maqedoni

Vjehrri dhe vjehrra i japin dajak dhëndrrit nga Shkupi

Dje, më datë 22.01.2025 në ora 13.00, një burrë 37 vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në rajonin e komunës Karposh të Shkupit.

Sipas denoncimit të tij, sulmi ka ndodhur pas një zënke paraprake, kurse autor të sulmit janë vjehrri dhe vjehrra e tij me iniciale J.N. dhe V.N., transmeton portali Lideri.mk.

“Policia po mer masa për ndriçimin e rastit”, njoftoi MPB./Lideri