Kosovë

Vitia pas debateve me Ramën: Prishtina tashmë e ka më të lehtë zgjedhjen

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka reaguar pas dy debateve në përballje me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e kryeqytetit, Përparim Rama.

Vitia tha se në këto dy debate, sqaruan shumëçka, dhe sipas tij, Prishtina tashmë e ka më të lehtë zgjedhjen.

“Faleminderit për vëmendjen, faleminderit për kurajon, faleminderit për durimin. Qindra mijëra herë faleminderit për mbështetjen”.

“Këto dy net sqaruam shumëçka. Prishtina tashmë e ka më të lehtë zgjedhjen”, shkroi Vitia, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se mbrëmë, për herë të parë, Arben Vitia e Përparim Rama u ballafaquan në debat në Rubikon në Klan Kosova për garën e balotazhit që do të mbahet më 14 nëntor.