Maqedoni

Visar Ganiu takon ambasadorin e Kosovës ne Shkup, Prindon Sadriu

Kisha kënaqësinë që sot prita në një takim të Ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Z.Prindon Sadriu.Me këtë rast theksova se ndjehem i nderuar me këtë vizitë të sotme dhe se bashkëpunimi midis dy institucioneve është mjaft i rëndësishëm, para së gjithash për banorët e Komunës së Çairit, të cilët janë tejet të lidhur për nga aspekti i lidhjeve familjare me Kosovën njofton kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Ineo7.mk. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri këshilltar dhe zëvendës-shef i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Vlorat Gashi potencova se bashkëpunimi i Komunës së Çairit me institucionet kosovare është në një nivel të shkëlqyeshëm. Ndërsa shtova se kultivimi dhe ruajta e frymës së bashkëpunimit mes institucioneve lokale të të dyja vendeve është ajo që mund të çojë drejt mirëqenies, avancimit dhe këmbimit të përvojave të ndërsjella e me këtë do të ngriten në një shkallë më të lartë edhe raportet shtetërore. Gjithashtu është përmendur edhe fakti se Komuna e Çairit tanimë ka vendosur bashkëpunime konkrete me shumë komuna të Republikës së Kosovës, duke nisur kështu edhe procedura të binjakëzimit.Mes tjerash, me bashkëbiseduesit vlerësuam se takimi ishte tejet premtues dhe hap i madh përpara në hapjen e mundësive për të qenë në shërbim sa më të mirë të qytetarëve të të dyja palëve ka shkruar ai ne rrjetin social Facebook, transmeton Info7.mk.