May 17, 2024
Maqedoni

Visar Ganiu: Figurat e mësuesve kanë rolin më fisnik që e njeh historia

Komuna e Çairit në mënyrë madhështore nderoi mësimdhënësit dhe punonjësit e arsimit, ata që secilën ditë janë tejet të rëndësishëm për të gjithë ne, është shprehur kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

U përkujtua rrugëtimi i arsimit shqip, traditat dhe arritjet e shkollave, u çmuan e u nderuan figurat e mësuesve tanë të dashur, që kanë rolin më fisnik që e njeh historia sepse nuk janë thjeshtë edukatorë të një fëmije, por të një shoqërie të tërë.

Të nderuar mësimdhënës e keni respektin tim të pafund sepse pikërisht ju jeni shtylla kryesore e shoqërisë tonë. E ju të nderuar pensionistë dhe veteranë të arsimit jeni krenaria më e madhe e jona ngaqë gjurmët që keni lënë në zhvillimin e arsimit nuk i fshin dot koha, ka shkruar ai në rrjetin e tij facebook.