Vidhnin energji për të prodhuar Bitcoin (video)
Vjedhja e energjisë në Krujë, ka çuar në zbulimin e një laboratori që përdorej për prodhimin e Bitcoin në Krujë.
OSHEE mësohet se ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në një objekt pasi dyshohet për vjedhje energjie. Pasi kanë kontrolluar lidhjet elektrike, grupi i OSHEE kanë zbuluar se në këtë godinë kishte ndërhyrje në rrjet dhe vidhej energjia.
Lidhur me këtë punonjësit e OSHEE kanë zbuluar edhe laboratorin me pajisjet që përdoreshin për të prodhuar Bitcoin. Të prodhosh bitcoin, përveç kostos së madhe të pajisjeve, kosto ka edhe energjia elektrike që u duhet për të punuar.
Në maj të vitit të shkuar Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” i cili i hapi rrugë zhvillimit të tregut të monedhave virtuale në Shqipëri. Megjithatë ligji ende nuk e lejon këtë aktivitet dhe nuk është licencuar.