Lajmet e reja

(VIDEO) Sindikata: Propozim Ligji për sistemimin e pagave është antikushtetues

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kultur, Jakim Nedellkov,  kërkon  që propozimi i Ligjit për sistemin e pagave të hiqet menjëherë nga regjistri elektronik i rregullores,  pasi sipas tij,  është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërcënon të drejtat e punëtorëve. Nedelkov deklaroi  se sindikatat nuk kanë mundësi të bëjnë korrigjime, sepse askush nuk i pyet dhe as nuk i konsulton.

JAKIM NEDELLKOV, KRYETAR I SINDIKATËS PËR ARSIM, SHEKNCË DHE KULTUR

“Nuk kemi mundësi të bëjmë korrigjime, askush nuk do të na pyesë dhe nuk do të konsultohet me ne. Vleren e pikës kapitale  me propozimin e Qeverisë e cakton Kuvendi, prapë këtu nuk kemi ndikim. Marrëveshja kolektive nuk do të ketë asnjë rëndësi, lartësia  e pagës do varet dhe duhet të jetë në perputhje me koeficientin e shumës maksimale të pagave”

 Nedellkov ka deklaruar se projektligji për pagat në sektorin publik është diskriminues dhe antikushtetues, pasi,  jo vetëm që kufizon pjesëmarrjen e sindikatave në vendimmarrjen e Qeverisë, por eliminon edhe mundësinë e rregullimit të pagave dhe përfitimeve me marrëveshje kolektive.

JAKIM NEDELLKOV-KRYETAR I SINDIKATËS PËR ARSIM, SHEKNCË DHE KULTUR

“Ky ligj i propozuar, sipas anëtarësimit tonë, është antikushtetues, diskriminues dhe kundër interesave të Marrëveshjeve kolektive dhe të drejtave të punëtorëve. Disa të drejta, të cilat tashmë janë fituar, do të hiqen me marrëveshje kolektive”.

Nedellkov,  ka prezantuar edhe konkluzionet që janë arritur në mbledhjen sindikaliste, ku ndër të tjera është konstatuar se pagat në raport me minimumin do të rriten në mënyrë lineare, por  jo në përqindje.