VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Shqipëri, shkon në dy numri i viktimave
Rritet bilanci tragjik nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, ku disa punëtorë po punonin për ndërtimin e një kapanoni.
Siç u raportua më herët, ka humbur jetën Landi Verçani, i i cili ishte dhe vinçieri që po punonte në kapanon.
Por tani njoftohet se ka humbur jetën edhe djali i tij.
Kështu deri më tani kanë humbur jetën babë e bir.
Policia e Fierit/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Plasmasit’, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.