(VIDEO) Neziri: Mbrëmë penguam tentimin e BDI-së për hapjen e një Lotarie të re
Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se po i stimulon lojërat e fatit dhe përmes intrigave në Kuvend, po mundohet të hap një Lotari të re në bashkëveprim me Lotarinë shtetërore.
Ragimin e plotë të Aleancës për Shqiptarët mund ta lexoni më poshtë.
Jemi këtu për të demaskuar intrigat e BDI-së të cilët edhe pse në fushatë dhe tani vazhdojnë të trumbetojnë se janë kundër lojrave të fatit, mbrëmë tentuan të kontrabandojnë një vendim që u lejon atyre hapjen e një llotarie në bashkëveprim me llotarinë shtetërore.
Deri në orët e vona deputetët e BDI-së, të mbështetue edhe nga LSDM tentuan që përmes komisionit juridikoligjvënës të miratojnë interoretimin autentik të nenit 7 të ligjit për lojrat e fatit që i hap rrugën hapjen e një llotarie në partneritet mes llotarisë shtetërore dhe investitorit privat. Gjithë këtë operacion ata tentuan ta bëjnë në mënyrën më të vrazhdë, duke anashkaluar edhe komisionin amë, atë për finansa dhe buxhet me qëllim që sot të hynte në seancë plenare. Përveç kësaj mbrëmë ka ndodhur edhe një shkelje tjetër, ku të bindur se interprtimi do të kalojë, ata janë ngutur dhe shpalljen për hapjen e llotarisë e kanë publikuar në gazetë zyrtare pa një vendim të Kuvendit.
Se kush dëshiron të përfitojë nga kjo punë shifet qartë nga ajo se kush janë propozuesit. Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari i ka propozuar Kuvendit kërkesën për interpretim autentik, ndërsa në mënyrë eksprese, zv kryeministri Artan Grubi ka dhënë mendim pozitiv në emër të Qeverisë.
Ata që për dy dekada luajnë bixhoz me fatin e qytetarëve tani duan të hapin edhe llotari në partneritet privat-publik, por ju bëjmë me dije se derisa Aleanca për Shqiptarët të jetë në Kuvend, do të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që të mos lejojmë forcimin e këtyre dukurive devijante, ashtu siç nuk lejuam mbrëmë as miratimin e rendit të ditës ku ishte edhe kjo pikë.