VIDEO: “Emrin e ka Bujar, për gjuhën maqedonаse çet zjarr!” Nuk mbajmë mend të ketë folur kështu për gjuhën shqipe!
Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani sot ka referuar para Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhëniet e përgjithshme mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Si duket i kompleksuar nga akuzat e partive maqedonase se po e “shet” interesin e tyre në negociatat me Bullgarinë, Osmani ka mbajtur një fjalim emocional dhe të zjarrtë në mbrojtje të identitetit dhe gjuhës maqedonase, që s’mbajmë mend se e ka mbajtur ndonjëherë në mbrojtje të gjuhës shqipe, e cila në Maqedoninë e Veriut ende është e diskriminuar.
Poashtu nuk mbahet mend që fjalim të tillë me emocione për gjuhën dhe identitetin e maqedonasve të ketë mbajtur edhe ndonjë politikan i ture.
Referimin e Osmanit mund ta dëgjoni në videon më poshtë: