October 7, 2024
BallinaMaqedoni

VIDEO EKSKLUZIVE: Si filloi zjarri në bodrumin e ndërtesës në Çair?

TV21 siguroi video ekskluzive në të cilën shihet se si filloi zjarri në bodrumin e ndërtesës në Serovë të Çairit. Në video nuk shihet se ka pasur ndonjë vënie të zjarrit me qëllim.

Siç duhet zjarri ka nisur vetvetiu ose nga ndonjë pakujdesi prej ndonjë banori që ka mund të hedh cigaren nga lartë.

Edhe njëri nga banorët, i cili i ka parë pamjet thotë se zjarri ka nisur nga ndonjë pakujdesi, sepse siç thotë aty jashtë ka pasur letra dhe qese të cilat kanë marrë flakë.

Nga djegia, dëme pësuan disa banesa. Nexhmedini tregon se pronarët e mallit të djegur kanë mbledhur një buxhet dhe kanë vendosur që t’i dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara që banesat të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Tani për tani banorët e ndërtesës ende nuk kanë hyrë në banesat e tyre, për shkak se po pritet ekspertiza, por Nexhmedini tregoi se pronarët e mallit të djegur kanë ndihmuar strehimin e disa prej banorëve në lokacione tjera.