May 26, 2024
Kosovë

Video e frikshme: Momenti kur 18-vjeçari shqiptar përplaset me makinë dhe rrahet për vdekje nga dy persona

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me makinë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime të rënda nga dy persona të dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, përkitazi me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Indeksonline ka siguruar pamjet në momentin kur makinë goditi Fejzullahun dhe më pas personat e dhunuan për vdekje me shufra metalike nga dy persona.