(VIDEO) Çfarë turpi?! Ja si rrihen nxënëset në Shtime të Kosovës

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet një e mitur teksa rrihet dhe tërhiqet zvarrë në tokë, po nga një e mitur.

Ato janë të rrethuara nga shokë e shoqe që i xhirojnë e i nxisin të vazhdojnë rrahjen. Disa prej tyre madje i kërkojnë ta fusin në ujë viktimën.

Policia e ka konfirmuar rastin për KOHËN, që ka ndodhur në fshatin Godanc të Shtimes gjatë ditës së djeshme

“Jemi në grumbullim të informacioneve, posa të kemi një hetim të plotë do të dalim me epilogun final”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

VIDEO: https://bit.ly/3AyNiiE