May 20, 2024
Maqedoni

VIDEO) “Çështja Paunovski” shkakton ndasi brenda partisë në pushtet

Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, ka shkaktuar ndasi brenda partisë në pushtet, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Në mbrojtje të tij ka dalë sot ish deputeti, Aleksandar Kiracovski, i cili përmes një postimi kërkon që të mos shkarkohet krye inspektori. Në arsyetimin e tij, Kiracovski thotë se nuk duhet të shkarkohet Paunovski por të ndryshojnë kriteret për shpërndarje të administratorëve.

Aleksandar Kiracovski

“Nuk duhet të shkarkohet drejtori i ISHT-së, Stojko Paunovski, por të ndryshohen kriteret për shpërndarjen e administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit. Këtu administratorët duhet të artikulohen në sistem. Tani kur fuqishëm angazhohen për rritjen e kritereve të nivelit të lartë profesional në administratë dhe aparatin shtetërorë, e gabueshme është të heqin atë që i respekton këto kritere. Ndoshta ballafaqimi i Paunovskit politikisht është i ngathët dhe në kundërshtim me kodeksin profesional, po ndërrimi i tij në këtë moment do të ishte gabim, në kundërshtim me përpjekjet e evidentuara”.

Ky reagim vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se do ta shkarkojë drejtorin e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, pasi i njëjti ka polemizuar publikisht me varësit e tij, gjeqësisht përfaqësues të Qeverisë. Zaev tha se nuk do të lejojë përplasje të tilla edhe pse Paunovskin e ka mik. Ky i fundit, ditë më parë refuzoi të sistematizojë disa administratorë, me arsyetimin se nuk janë kuadro adekuate. Paunovski shkoi deri aty sat ha se është i gatshëm që këtë ta paguajë eedhe me çmimin e shkarkimit nga posti që mban aktualisht.