Shqipëri

Video: Belind Këlliçi mes mërgimtarëve në Amerikë: Diaspora patjetër të fitojë të drejtën e votës!

Deputeti dhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mirëpritet nga diaspora shqiptare, pa marë parasysh a janë me prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi ose nga Lugina.

Në kuadër të agjendës mjaftë të ngjeshur, ai sot realizoi një takim me mergimtarët shqiptarë në New Jersey.
Siç raporton gazetari i portalit Lideri.mk nga Nju Jorku, Këlliçi premtoi para mërgimtarëve se PD do të bëjë të pamundurën që diaspora të fitojë të drejtën e votës në Shqipëri.

Belind Këlliçi është një politikan shqiptar. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dhe ka mbajtur detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që prej Dhjetorit të 2015.

Në vitin 2022, Belind Këlliçi ishte anëtari më i votuar i kryesisë së Partisë Demokratike.
Ai ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vitin 2009 është kthyer në Shqipëri.

Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dhe ka mbajtur detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që prej Dhjetorit të 2015.

Në 27 Tetor 2022, Belind Këlliçi shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë Tiranë brenda primareve të Partisë Demokratike.