Vetura përplas një vajzë të moshës së mitur në Shkup
Një vajzë e moshës së mitur ka marë lëndime të rënda pasi është përplasur nga një veture Audi.
Me datë 04.04.2023 në ora 21:05 në SPB Shkup është raportuar se në Blv. “Majka Teresa” në Shkup, vetura “Audi” me targa të Shkupit e drejtuar nga G.S.(49) nga Shkupi ka goditur një vajzë të moshës së mitur nga Gjevgjelia. Në aksident e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, njofton MPB.
Kontroll është kryer nga ekipi polico nga SPB Shkup.