May 8, 2024
Kolumna

Vetingu në RMV si puna e berberit, të lagë sot, e të rruan pas një muaji!

Shkruan: Ejup Berisha

E kamë një pyetje për inicuesit e Vetingut këtu në RMV e ajo është kjo. Pse akoma nuk po zbatohet ky proces shumë i rëndësishëm për të gjithë ne këtu në RMV. Apo pse nuk po hulumtohet pastërtia e politikanëve dhe e funkcionarëve të tjerë shtetërorë e publik këtu te ne. Kjo është një pyetje logjike dhe e thjeshtë që meriton përgjigje gjithashtu të thjeshtë dhe logjike. Ky aktivitet duhet të ndodhë patjetër nëse inicuesit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e Vetingut i cili si proces është i detyrueshëm për shkak të rritjes së nivelit të korrupcionit dhe krimit jo vetëm te ne por edhe në rajon. Pse këtu te ne komplikohen gjërat kur nuk ka nevojë që të komplikohen ato. Te ne ka kohë që është bërë praktikë që të gjitha gjërat e thjeshta përher komplikohen. Pse të jetë e komplikuar kur mund të jetë e thjeshtë thotë një fjali që përdoret në opinion. Para disa vitesh një subjekt politik në RMV e ka inicuar zbatimin e Vetingut por ky aktivitet prej atëher vetëmse përmendet në opinion ndërsa i njëjti akoma nuk ka filluar realisht të zbatohet. Në RMV shumë lehtë inicohen procese dhe aktivitete por ajo që është e vështirë të bëhet është zbatimi i tyre praktik.Kjo gjë i ngjanë atyre thënieve a u tha u tha, a u bë su bë, a duhet të bëhet po duhet të bëhet, por a do të bëhet ndonjëher jo nuk do të bëhet sepse këta të politikës nuk e kanë qëllimin që ti bëjnë kurrë gjërat e duhura e të domosdoshme në shtet. Pse këta se bëjnë Vetingun përgjigja është sepse të njëjtët e kanë vetëm fjalë e jo seriozisht. Apo kjo qështja e vetingut i ngjanë asaj punës së berberit Të lag sot e të rruan pas një muaji. E kur të vie në radh lagija e sërishme atëher duhet ndërruar brisku, e kur të bëhet kjo sërish thahet sapuni. Kështuqë kur të parashtrohet pyetja se a do të bëhet vetingu përgjigja sërish do të jetë fatkeqsishtë nuk do të bëhet për sqrimet që u dhanë më lartë në këtë shkrim por edhe për faktin se Vetingu nuk bëhet vetë por atë duhet bërë. Ndërsa projektet që sigurojnë efiksasitet dhe efektivitet në punën e institucioneve shtetërore dhe publike patjetër duhet të bëhen përndryshe do ta pësojnë keq të gjithë në shtet. Fjalën e kamë për të gjithë ata qytetarë që mund të vuajnë dhe ta pësojnë nga politikanët si dhe nga funcionarët e papastër, tendencioz dhe egoistë shtetërorë e publik. Prandaj le të zbatohet patjetër Vetingu mendoj se është koha për këtë aktivitet.