Kosovë

Vetëvendosja fitoi dy komuna në Veri, bojkoti i serbëve ia “theu” partisë së Albinit

Dy kandidatët e Vetëvedosjes dhe Partisë Demorkatike të Kosovës do të drejtojnë me katër komunat me shumicë serbe të veriut.

Sipas rezultatetve prliminare të KQZ-së, Mitrovica e veriut dhe ajo e Leposaviqit tani do të udhëhiqet nga Erden Atiqi i VV-së, i cili fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej, shkruan Gazeta10.

VV-ja do të drejtoj edhe me komunën e Leposaviqit me kryetarin e saj Lulzim Hetemi i cili ka fituar 73.5 për qind të votave, apo 100 vota gjithsej.

Me Zubin Potokun do të udhëheq tani Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës që mori 52.1 për qind, apo 196 votave.

Ajo e Zveçanit tani për kryetar do të ketë Ilir Pecin nga Partia Demokratike e Kosovës që fitoi 60 për qind apo 114 vota.

Pasi fitoi dy komunat në veri, Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar LDK-në për t’u bërë partia që udhëheq më së shumti komuna në Kosovë.

PDK-ja tani do të udhëheq me 10 komuna të Kosovës.

E pas fitorës së dy kandidatëve të VV-së, që në nivel të përgjithshëm tani udhëheq në gjashtë komuna dhe tejkalon AAK që udhëheq me pesë komuna.

Pos dy komunave në veri, Vetëvendosje udhëheq edhe Gjilanin, Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen.

Numri i votuesve në këto zgjedhje siç ka njoftuar KQZ-ja ishte 1567 apo vetëm 3.4 për qind e të gjithë atyre që kishin të drejtë vote.

Proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente e kanë quajtur institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna të veriut, shkruan tutje Gazeta10.

Ndër reagimet e para ishte ajo e SHBA-së, ku u theksua se zgjedhjet e mbajtura sot në Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, ishin në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

E, pavarësisht bojkotimit të këtyre zgjedhjeve nga serbët e veriut, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq ka kërcënuar instiucionet e Kosovës pas shpalljes së fitoresë së katër kandidatëve shqiptarë.

Radojçiq tha se s’do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje.

Ai nuk saktësoi se çfarë masash mund të ndërmerren.

Zgjedhjet e mbajtura sot në katër komunat e veriut të Kosovës u zhvilluan në kushte të jashtëzakonshme, në kontenjerë të shndërruar në qendra të votimit.

Dalja në këto zgjedhje ishte e ulët pas bojkotimit të komunitetit serb, shumicë të kësaj zone të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. /Gazeta10