May 13, 2024
Kosovë

Kosova do të ketë mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Kosova mori të drejtën për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030.

Ai theksoi se miliona euro do të ketë investime publike në infrastrukturë sportive.

“Mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive”.

Sipas ministrit të Financave, edhe hotelet do të përfitojnë.

“Edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm”.

Por sipas tij edhe imazhi i Kosovës në botë do të ndryshojë.

“Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”, shkroi Murati./Telegrafi/