Vetëvendosja e Albin Kurtit do të marë pjesë në zgjedhjet në Maqedoni bashkë me opozitën shqiptare
Tashmë është e qartë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, partia politike nga Kosova, Vetëvendosje do të mbështesë bllokun opozitar shqiptar, Lidhjen Europiane për Ndryshim.
Madje, lideri i njërës parti të këtij blloku, Lëvizjes Demokratike – Izet Mexhiti ka bërë të ditur se në listën e LEN-it do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes.
“Me ne është edhe Vetëvendosje. Në listën tonë do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes. Ende nuk është vendos cili, sepse ende është herët”, tha Mexhiti në takimin me gazetarët, transmeton TV21.
Mexhiti me ultimatum për anëtarin e KSHZ-së: Do ta bojkotojmë Kuvendin
Lideri i Lëvizjes Demokartike, pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti ka dalë me një ultimatum nga takimi me gazetarët.
Ai tha se nëse kandidati i tyre, Abdush Demiri nuk zgjidhet anëtar i KSHZ-ë, atëherë LEN-i do ta bojkotojë Kuvendin, duke shtuar se ky do të jetë “vetëm fillimi i radikalizimit”.
” Nëse nuk zgjidhet deri më 1 janar, da ta bojkotojmë kuvendin.
Edhe jo vetëm kaq, ky do të jetë vetëm fillimi i radikalizimit”, tha Mexhiti, transmeton TV21.