May 4, 2024
Maqedoni

Veseli: Maqedonia dhe Kosova do të kenë pikë të përbashkët doganore për hekurudhat në Han të Elezit

Me marrëveshjen e të dy shteteve, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës së shpejti do të filloj të funksionojë pika e përbashkët doganore për hekurudhat në Han të Elezit, njoftoi drejtori i hekurudhave në Maqedoninë e Veriut, Majan Veseli pas takimit të për bashkët me udhëheqësit e Hekurudhave kosoovare.

Në takim pune ishin të pranishëm delegacioni nga hekurudhat e Kosovës Trainkos SH.A, i përbërë nga Nol Dedaj kryesues i bordit të drejtorëve, Blerina Shamolli drejtor i bordit të drejtorëve, Shaban Neziri drejtor i bordit të drejtorëve, Gelor Shala – kryeshef ekzekutiv i HK-Trainkos Sh.A dhe Sefedin Sefaj menaxher për planifikim, zhvillim, koordinim dhe shpedicion.