Vërshime në Gjermani, një i vdekur
Rrugët janë vërshuar e nënkalimet janë mbushur me baltë pasi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre në disa pjesë të Gjermanisë.
Zjarrfikësit kanë raportuar për ndërhyrje në qindra raste në incidente për shkak të reshjeve të dendura në disa rajone të Saksonisë perëndimore.
Zjarrfikësit kanë ndihmuar edhe në pastrimin e shtëpive të vërshuara nga ujërat.
Në disa pjesë të Gjermanisë, autoritetet kanë ngritur shkallën e alarmit pasi një burrë ka humbur jetën si pasojë e vërshimeve dhe një vajzë 12-vjeçare ka pësuar lëndime serioze si pasojë e incidenteve të lidhura me stuhitë.
Pas disa ditësh me temperatura të larta, në Gjermaninë perëndimore janë shënuar ulje temperaturash të shoqëruara me reshje të dendura.