April 28, 2024
Kosovë

Veriu zgjohet me billbordet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”

Katër komunat në veri të Kosovës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me mesazhin “Mirë se vini në Asociaciaonin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë vendosur billborde dhe afishe me sloganin “Ky është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.

Në këto komuna veriore janë vendosur edhe afishe në gjuhën angleze me të njëjtin mesazh, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Billbordet dhe afishet janë shfaqur në shëtitoren kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në tabelat në hyrje dhe dalje të katër komunave./klankosova